KONKURS për pjesëmarrje në financimin e projekteve për manifestimin “Evropianët e Rinj” në vitin 2018

Në bazë të nenit 64, paragrafi 1 nga Ligji i Kulturës (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë, nr. 31/98, 49/03, 82/05, 24/07, 116/10, 47/11, 51/11, 136/12, 23/13, 187/13, 44/14, 61/15, 154/15, 39/16 dhe 11/18), Ministria e Kulturës publikon ...

Logo_novo_1

KONKURS

për pjesëmarrje në financimin e projekteve për manifestimin “Evropianët e Rinj” në vitin 2018

1. Dispozita të përgjithshme

Me qëllim të promovimit të vlerave kulturore evropiane, respektivisht përmes talenteve të reja, ato duhet të shpërndahen në mjediset lokale, që të pasurohet, intensifikohet dhe dinamizohet oferta kulturore. Ministria e Kulturës me mjetet nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë do të realizojë manifestimin “Evropianët e Rinj” në vitin 2018.

2. Të drejtë pjesëmarrjeje  

Për shkak të përcaktimit për transparencë ndaj sektorit civil, intenca e manifestimit të sivjetshëm është të nxitet dhe aktivizohet skena kulturore e pavarur dhe të krijohen mundësi të barabarta për të gjithë, prandaj të drejtë pjesëmarrjeje kanë shoqatat e qytetarëve, asociacionet, grupet joformale dhe autorë nga sfera e kulturës. Në këtë mënyrë, Ministria e Kulturës do të sigurojë “kulturë për të gjithë”, edhe atë më përfshirje të barabartë gjeografike të kulturës në të rajonet planifikuese.

Propozim-projektet mund të jenë të ndonjërës nga sferat e krijimtarisë artistike, ekspozitave të pavarura dhe grupore; koncerteve solistike, kamertale dhe simfonike, etnofolklorike, rok dhe xhez koncerte; shfaqje teatrale dhe projeksione filmike ose, nga ana tjetër, përmbajtjet të kenë karakter multimedial dhe interdisciplinar (aksione, ndërhyrje artistike në hapësirë urbane, hepeningje, performansa dhe ngjashëm). Lokacionet për mbajtjen e tyre mund të jenë në institucionet e sferës së kulturës, por edhe ambiente tjera publike dhe alternative, madje edhe në objekte jofunksionale, të shkatërruara, të cilat mund të “gjallërohen” dhe të “ristartohen” si skenë artistike.

Manifestimi do të zhvillohet prej dt. 10 dhjetor deri më 20 dhjetor.

Përparësi kanë projektet e vogla mobile, të cilat si aktivitet janë planifikuar për disa mjedise rajonale lokale.

3. Mënyra e aplikimit dhe afati për parashtrim

 

Aplikimi bëhet duke dorëzuar fletëparaqitje të plotësuar të rregullt, e cila merret nga ueb faqja e Ministrisë së Kulturës (www.kultura.gov.mk)

Konkursi zgjattë prej 05.11.2018 deri më  04.12.2018, ndërsa Komisioni i konkursit do të vendosë në përputhje me afatin e përcaktuar ligjor.

Me fletëparaqitjen domosdo duhet të dorëzohen edhe dokumentet në vijim:

 - Deklaratë apo para-kontratë me autorët/kontraktuesit ose me subjektet juridike/fizike të përfshirë në projekte;

- Për aktivitetet që organizohen me bashkëpunimin e dy ose më shumë aplikuesve ose grupeve joformale dhe individëve, duhet ë përcaktohet se cili është bartës i projektit.

Fletëparaqitja dorëzohet në Ministrinë e Kulturës, në formë të shtypur, me postë në adresën: rr. Gjuro Gjakoviq, nr. 61, 1000 Shkup apo në Sekretarinë (Arkivin) e Ministrisë së Kulturës, më së voni deri në ora 16:00 të ditës së fundit të Konkursit.

Nuk do të shqyrtohen fletëparaqitjet në vijim: ato që janë dorëzuar pas skadimit të afatit të Konkursit, të dorëzuara me postë elektronike, formularë të plotësuar në mënyrë joadekuate, fletëparaqitje jo-komplete apo të plotësuara jo tërësisht pa dokumentacione shtesë që janë të obligueshme.

Fletëparaqitja për Konkursin vendoset në zarf të mbyllur, me shënim “MOS E HAP”. Zarfi i mbyllur futet në zarf tjetër së bashku me Formularin – Fletëparaqitjen. Në pjesën e jashtme të zarfit shënohet adresa e Ministrisë së Kulturës.

Materialet e dorëzuara me fletëparaqitjet të Konkurseve nuk kthehen.

4. Përqindja e pjesëmarrjes

Përqindja e pjesëmarrjes së Ministrisë së Kulturës në financimin e projekteve është në pajtim me mjetet e parapara për Konkursin në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2018 dhe pikave të Komisionit profesional nga sfera.

IV. 1 Pikët e projekteve (maksimum 100 pikë)

- lista referente e projekteve të realizuara më parë – deri 10 pikë (opsional);

- përshkrimi i projektit – vlera artistike (qëllimi dhe rezultatet e pritura) – deri 40 pikë (opsional);

- buxheti i projektit (shpenzime të arsyeshme me oferta, para-kontrata, kontrata, deklarata dhe ngjashëm) – deri 30 pikë (opsional);

- plani i aktiviteteve dhe prezantimi i projektit – deri 10 pikë (opsional);

- Projekte të karakterit jopërfitues – deri 10 pikë (opsional).

IV. 2. Financimi në bazë të pikëve:

0-65 pikë – projekti nuk do të financohet nga Ministria e Kulturës;

66-75 pikë – projekti do të financohet deri 40% të shpenzimeve të planifikuara (nga Komisioni profesional do të përcaktohet se cilat zëra dhe/ose linja nga buxheti do të financohen);

76-95 pikë – projekti do të financohet prej 40% deri 85% të shpenzimeve të planifikuara (nga Komisioni profesional do të përcaktohet se cilat zëra dhe/ose linja nga buxheti do të financohen)

96-100 pikë – projekti do të financohet prej 85% deri 100% të shpenzimeve të planifikuara (bartësi i projektit ka të drejtë të ri-alokimit të 20% të mjeteve në buxhet).

5. Lajmërim për rezultatet e Konkursit

Për rezultatet e Konkursit, pjesëmarrësit do të informohen me shkrim në pajtim me Ligjin.

 

6. Nënshkrimi i marrëveshjes

Për realizimin e projekteve të pranuara, që do të jenë pjesë e manifestimit “Evropianët e Rinj” vitit 2018, Ministria e Kulturës do të lidhë kontrata individuale.

7. Informacione shtesë

Informacione shtesë në lidhje me Konkursin mund të merren në Sektorin për veprimtari nga sfera e kulturës, te Ismail Mislimi, në nr. e telefonit 078-333-415 dhe te Snezhana Ivanova-Kitanova, në nr. e telefonit 02/3240-584, çdo ditë pune deri në orën 16:00.

MINISTRIA E KULTURËS

KONKURS për pjesëmarrje në financimin e projekteve për manifestimin “Evropianët e Rinj” në vitin 2018

Kërkesë

Fletë aplikimi për konkursin për Europian të rinj në vitin 2018




    

kultura_logo_2

ohridsko_leto_nova-2

 
    

Линкови

vladamkpretsedatel

sobraniee-demokratija-banner

uslugigovmkkomisija-za-pris-jk

sekretarijatzaeuinvest-macedonia

uzknunesco

ohridsko-letongm

mobmf

logo_tanec

exploring-macedonia