KONKURS për ndarjen e kompensimeve mujore për artistët e pavarur për vitin 2019
Среда, 14 Ноември 2018 07:11
Në bazë të nenit 64, paragrafi 1 nga Ligji i Kulturës (Gazeta Zyrtare e RM-së, nr. 31/98, 49/03, 82/05, 24/07, 116/10, 47/11, 51/11, 136/12, 23/13, 187/13, 44/14, 61/15, 154/15, 39/16 dhe 11/18), Ministria e Kulturës publikon ...

KONKURS
për ndarjen e kompensimeve mujore për artistët e pavarur për vitin 2019
- DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
Për të stimuluar dhe ndihmuar krijimtarinë artistike të artistëve të pavarur, Ministria e Kulturës për vitin 2019 do të sigurojë mjete nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë, si kompensime mujore për artistët e pavarur, për kontributet për sigurimin shëndetësor, pensional dhe invalidor dhe për tatimin mbi të ardhurat personale.
- KUSHTET PËR PJESËMARRJE NË KONKURS
- Të drejtë pjesëmarrjeje në Konkurs kanë artistët e pavarur që janë të regjistruar në Regjistrin Qendror të Republikës së Maqedonisë, si tregtar-individ, artisti i pavarur për kryerjen e veprimtarive artistike, në pajtim me Ligjin e kulturës dhe Ligjin mbi shoqëritë tregtare.
- KRITERET
Kriteret bazë për ndarjen e kompensimeve mujore artistit të pavarur janë vlerat artistike të krijimtarisë së tij dhe performancat dhe aktivitetet e tij gjatë pesë viteve të fundit.
Kompensimi do t’i ndahet artistit të pavarur i cili:
- i plotëson kriteret për lloje të caktuara të krijimtarisë artistike të përcaktuara në Rregulloren për përcaktimin e kritereve për ndarjen e kompensimeve mujore nga mjetet e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për kontributet për sigurimin shëndetësor, pensional dhe invalidor dhe për tatimin mbi të ardhurat personale të artistëve të pavarur (Gazeta Zyrtare e RM-së, nr. 180/2017).
Rregulloja është publikuar në ueb faqen e Ministrisë së Kulturës www.kultura.gov.mk.
- MËNYRA E APLIKIMIT DHE AFATI PËR PARASHTRIMIN E FLETËPARAQITJEVE
- Fletëparaqitja, e cila është pjesë përbërëse e Konkursit, merret nga ueb faqja e Ministrisë së Kulturës www.kultura.gov.mk dhe plotësohet në formë elektronike, duke shënuar të dhënat në vendin e caktuar dhe dorëzohet nga formë të shtypur në Ministrinë e Kulturës.
- Fletëparaqitja me dokumentacionin shoqërues (e theksuar në fletëparaqitje) dorëzohet në Ministrinë e Kulturës, me postë (rr. Gjuro Gjakoviq, nr. 61, 1000 Shkup) me datë të vulës postare apo personalisht apo në Sekretarinë (Arkivin) e Ministrisë së Kulturës, më së voni deri në ora 16:00 në ditët e punës.
- Nuk do të shqyrtohen fletëparaqitjet në vijim: që janë dorëzuar pas skadimit të afatit të Konkursit, të plotësuar në mënyrë joadekuate, të dorëzuara me postë elektronike, fletëparaqitje jo të plota dhe jo-komplete pa dokumentacione shtesë që kërkohen në mënyrë obliguese. Materialet e dorëzuara me fletëparaqitjet e Konkursit nuk do të kthehen.
- Konkursi zgjattë deri më datën 14.12.2018.
- LAJMËRIM PËR REZULTATET E KONKURSIT
- Të gjithë pjesëmarrësit e Konkursit, për rezultatet do të informohen në pajtim me Ligjin e kulturës.
- Me artistët e pavarur që përfitojnë nga Konkursi, Ministria e Kulturës do të lidhë marrëveshje të ndara, ku do të përcaktohen kushtet dhe obligimet e artistëve të pavarur për shfrytëzimin e kompensimit mujor.
- INFORMACIONE SHTESË
- Për informacione shtesë, pjesëmarrësit e Konkursit mund të drejtohen në Ministrinë e Kulturës, te nëpunësi shtetëror përgjegjës për veprimtarinë gjegjëse nga sfera e kulturës në Sektorin për veprimtari nga sfera e kulturës dhe artit, në tel: 02/3240 - 547, 3240 - 548 dhe 3240 – 556 dhe në Sektorin për veprimtari botuese, në tel: 02/3240 - 574 dhe 3240 – 575, çdo ditë punës prej orës 9-15.
MINISTRIA E KULTURËS
rr. Gjuro Gjakoviq, nr. 61
Republika e Maqedonisë
www.kultura.gov.mk