Асаф Адеми, министер за култура,
биографија
Асаф Адеми од 2013 година до сега, кога стапува на функцијата министер за култура на Република Македонија, беше менаџер на Канцеларијата на INSCALE Global's Skopje, со околу 100 вработени, која нуди услуги „Software development“ компании од Северна Европа, кои имаат цел да ги зголемат своите капацитети во областа на информатичката технологија.
Asaf Ademi, ministër i Kulturës
Biografia
Asaf Ademi, nga viti 2013 e deri më sot, kur edhe u emërua ministër i Kulturës i Republikës së Maqedonisë, ka qenë menaxher i Zyrës “INSCALE Global’s Shkup”, me rreth 100 të punësuar, e cila u ofron shërbime në zhvillimin softverik, që kanë për qëllim t’i rrisin kapacitetet e tyre në sferën e teknologjisë informatike.
Gjatë vitit 2009 -2013 Ademi ka punuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë, duke shërbyer si ambasador në Mbretërinë e Danimarkës.
Gjatë periudhës së vitit 2007-2009 ka qenë i punësuar si nëpunës shtetëror, duke udhëhequr me Departamentin e Urbanizmit për Zhvillim Ekonomik dhe Mbrojte të Ambientit Jetësor në Komunën e Gostivarit.
Para kësaj pozite udhëheqëse, Asaf Ademi ka udhëhequr me Departamentin për Zhvillim Ekonomik Lokal në Komunën e Gostivarit, ndërsa në periudhën 2003-2005 ka qenë konsultant në Departamentin për Implementimin e Projekteve në Komunën e Gostivarit.
Ademi është inxhinier i diplomuar i ndërtimtarisë në Universitetin “Shën Qirili dhe Metodi” në Shkup.
Në biografinë e tij zënë vend shumë projekte ndërkombëtare, të realizuara me UNDP, USAID, MAASP, LOPAD, EAR, GIZ, që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut, shoqërinë qytetare, menaxhimin me resurset njerëzore dhe planifikimin urbanistik.