Ministri i Kulturës Ademi mori pjesë në Konferencën për multikulturë, multilingualizëm dhe interkultularizëm

Ministri i Kulturës, Asaf Ademi, sot mbajti fjalim në konferencën e organizuar nga Universiteti Nënë Tereza” me temë: Multikultura, multilinguizmi dhe interkulturalizimi përgjatë shekujve”...
IMG-1a0b65d6ece34ce819c133587df71380-V

Ministri i Kulturës Ademi, në fjalimin e tij para të pranishmëve theksoi senjohja e gjuhës së tjetrit, e kulturës së tij dhe bashkëjetesa në kushte të tilla, janë tipar me të cilin ne mund të mburremi edhe para vendeve më të zhvilluara të Bashkimit Evropian. 
IMG-e5d3219cea0b5e7389515acef8dfa46d-V
“Nisur nga kjo, jam i sigurt se ky seminar është një përpjekje më shumë jo vetëm për konstatimin e këtyre vlerave, por edhe mundësi që – përmes qasjeve shkencore – të arrihen në konkluzione të dobishme, që mund të jenë leksion i mirë edhe për politikanët dhe menaxhuesit e tjerë të jetës publike, që diversitetet të shndërrohen në përparësi dhe dallimet të bëhen ura komunikimi dhe ndërkëmbimi”, theksoi ministri Ademi.
IMG-32974bd059d5c805477017f7afb39bd6-V
Kjo konferencë shkencore ndërkombëtare realizohet me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës.