Me grant të Fondit të Ambasadorëve i SHBA-ve u realizua projekti për konservimin e pagëzimores në Bazilikën Peshkopale në Stobi

Në Stobi, një nga monumentet më të rëndësishme nga epoka romake dhe epoka e antikës së mëvonshme, sot u promovua pagëzimorja e konservuar në Bazilikën Peshkopale ...

Stobi_10

Në promovim, ku mori pjesë edhe kryeministri Zoran Zaev dhe ambasadori amerikan në Maqedoni, Xhes Bejli, fjalim mbajti ministri i Kulturës, Asaf Ademi.

Stobi_8

“Pas përfundimit të grantit për hulumtim arkeologjik të Forumit Romak në Stobi dhe grantit për mbrojtjen e afreskeve të bazilikës së vjetër peshkopale, si dhe projektit për konservimin e pagëzimores në bazilikën peshkopale, ky është granti i tretë për mbrojtjen trashëgimisë kulturore në këtë lokalitet arkeologjik, që realizohet me mjete në shumë prej 89 mijë dollarësh amerikanë, që i ka ndarë Fondi i Ambasadorëve për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore i SHBA-ve”, theksoi ministri Ademi.

stobi_12

Ai shtoi se prej vitit 2001 deri më tani rreth 1 milion e 300 mijë dollarë amerikanë janë investuar nga Fondi i Ambasadorëve i SHBA-ve në Maqedoni për realizimin e 13 projekte për ruajtjen, konservimin dhe restaurimin e trashëgimisë kulturore, të cilët janë mbështetës i ynë i madh strategjik, politik, ekonomik dhe kulturor.

Stobi_4