U hap ekspozita “Vepra-dhurata nga Çekosllovakia” në Muzeun e Arteve Bashkëkohore

Në Muzeun e Arteve Bashkëkohore sot, në praninë e shumë mysafirëve dhe artdashësve, në mënyrë solemne u hap ekspozita “Vepra-dhurata nga Çekosllovakia” nga koleksioni i Muzeut të Arteve Bashkëkohore ...

DSC_0075_-_naslovna

Në hapjen e kësaj ekspozite, që realizohet me rastin e 100-vjetorit të formimit të Çekosllovakisë, para të pranishmëve, ndër të cilët edhe ambasadorët e Republikës së Çekisë dhe të Republikës së Sllovakisë në Republikën e Maqedonisë, Mirosllav Toman dhe Henrik Markush, fjalim mbajti ministri i Kulturës, Asaf Ademi.
Ademi në fjalimin e tij theksoi se theksi i kësaj ekspozite është vënë në vitin kur është themeluar shteti i përbashkët - Çekosllovakia në vitin 1918, që në vitin 1993 në mënyrë paqësore u nda në Republikën Çeke dhe Republikën Sllovake.

DSC_0040

“Çekosllovakia ishte shumë afër nesh një shekull më parë, dhe sot edhe Çekia dhe Sllovakia janë shumë më afër. Lidhjet kulturore sot e bëjnë më të lehtë zotërimin e distancës gjeografike. Dëshmi për këtë është koleksioni çek dhe sllovak i donacioneve për Muzeun e Arteve Bashkëkohore (MAB) - Shkup.
DSC_0023

Edhe unë edhe ambasadorët e Çekisë dhe Sllovakisë do t’i hulumtojmë potencialet për bashkëpunimin tonë në periudhën e ardhshme dhe do të intensifikojmë lidhjet kulturore midis vendeve tona. Pranimi i ardhshëm në BE dhe NATO, jam i sigurt, që do të theksojë afërsinë që kemi sot”, tha ministri i Kulturës.

DSC_0079

Në këtë ekspozitë janë prezantuar 65 vepra – që janë pjesë e koleksionit muzeor, si: fotografi, grafika, skulptura dhe vizatime nga autorët çekosllovakë.