Ministri i Kulturës, Ademi në shënimin e Ditës Botërore të gjuhës rome

Sot në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë u mbajt solemnitet me rastin e shënimit të 5 Nëntori-Ditës Botërore të gjuhës rome. Në këtë solemnitet fjalë rasti ka mbajtur edhe ministri i Kulturës, Asaf Ademi ...

Den_na_romite_600_1

“Shënimi i kësaj dite paraqet hap të rëndësishëm në ruajtjen, zhvillimin dhe afirmimin e gjuhës rome. Ajo paraqet pjesën e pandashme të identitetit të komunitetit rom, e cila bashkë me kulturën e pasur, janë pjesë e historisë së vendeve të rajonit.
Në këtë kontekst dua të them se një nga përkushtimet e Mistrisë së Kulturës është pikërisht kultivimi dhe avancimi i traditës dhe kulturës së të gjithë popujve që jetojnë në Republikën e Maqedonisë, përfshirë edhe komunitetin rom, edhe atë duke krijuar kushte për ruajtjen e identitetit të tyre nacional dhe kulturor”, theksoi ministri i Kulturës, Ademi.

Den_na_romite_600_-2
Ai para të pranishmëve i ka theksuar edhe përpjekjet e Ministrisë së Kulturës për përkrahjen e të gjitha aktiviteteve dhe projekteve në kuadër të Programit Vjetor me interes nacional që kanë të bëjnë me kultivimin e kulturës së romëve në Republikën e Maqedonisë.

Fjalime para të pranishmëve mbajtën edhe Zoran Zaev, kryeministër i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Arbër Ademi, ministër i Arsimit dhe Shkencës, Samka Ibraimoski, deputet në Kuvendin e RM-së, s dhe Velko Kajtazi, deputet në Kuvendin e Republikës së Kroacisë.

ohridsko_leto_nova-2

 
    

Линкови

vladamkpretsedatel

sobraniee-demokratija-banner

uslugigovmkkomisija-za-pris-jk

sekretarijatzaeuinvest-macedonia

uzknunesco

ohridsko-letongm

mobmf

logo_tanec

exploring-macedonia