Ministri i Kulturës, Asaf Ademi, qëndroi në vizitë pune në Manastir

 
Ministri i Kulturës, Asaf Ademi, dje qëndroi në vizitë pune në Manastir, ku ka zhvilluar takime me drejtorët e institucioneve nacionale në fushën e kulturës në këtë qytet...
1n

Gjatë vizitës, ministri i Kulturës është njoftuar për projektet që realizohen me mbështetjen e Ministria e Kulturës në institucionet që funksionojnë në komunën e Manastirit, edhe atë: Teatri Popullor, Qendra e Kulturës, Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve dhe Muzeu, Muzeu Alfabetit Shqip, si dhe Biblioteka Universitare “Shën Kliment Ohridski”.
Ministri i Kulturës në Manastir ka zhvilluar një takim me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, i cili ishte mysafir në kremtimin e 110 vjetorit të krijimit të alfabetit shqiptar.
Ministri i Kulturës, Ademi gjithashtu zhvilloi një takim pune me efendi Amit Rasimi nga Myftinia e Manastirit, ndërsa pasdite Ademi mori pjesë në manifestimin kulturor-artistik “Manastiri feston 110 vjetorin”, organizuar nga “Kongresi i Alfabetit” – Manastir në bashkëpunim me Institucionin Nacional “Muzeu i Alfabetit të Gjuhës Shqipe”.
2n
 
Ministri i Kulturës, Ademi mori pjesë në prezantimin artistik të artistit Burim Ajdini, si dhe në ekspozitën me fotografi dhe dokumente, e titulluar “110 vite të Alfabetit që na bashkoi”. Në orët e mbrëmjes në Manastir u mbajt edhe leximi letrar i poetëve-mysafirë të manifestimit “Festivali i Nëntorit”.