U prezantua Propozim-Buxheti i Ministrisë së Kulturës për vitin 2019

inistri i Kulturës, Asaf Ademi, sot në konferencën e sotme për shtyp në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë ka prezantuar propozim-buxhetin e Ministrisë së Kulturës për vitin 2019 ...

Minister_pres_600_-1

Në fillim të kësaj konference shtypi ministri Ademi ka nënvizuar se synimi dhe vizioni i Ministrisë së Kulturës është të jetë e hapur për qytetarët, me qëllim dhe t’u shërbejë institucioneve kulturore dhe punonjësve të kulturës në vend. Për këtë qëllim, sikurse deri me tani, edhe në vitin e ardhshëm do të vazhdohet me realizimin dhe përmbushjen e reformave të nënvizuara në Strategjinë Nacionale për Zhvillimin e Kulturës për periudhën 2018-2022, me theks të veçantë në zbatimin e synimit kryesor zero tolerancë për keqpërdorime në Ministrinë e Kulturës dhe në të gjitha institucionet e sferës së kulturës.5

Propozim-buxheti i Ministrisë së Kulturës për vitin 2019 arrin 3 miliardë e 140 milionë e 216 mijë denarë (3.140.216.000 denarë), mjete prej të cilave për Buxhetin e vetë Ministrisë së Kulturës janë dedikuar 215 milionë e 50 mijë denarë (215.050.000 denarë), ndërsa për Buxhetin për financimin e veprimtarive arrin 2 miliardë e 925 milionë denarë e 166 mijë denarë (2.925.166.000 denarë), që nënkupton diç më shumë se 92% të mjeteve të planifikuara nga buxheti i përgjithshëm i Ministrisë së Kulturës janë paraparë për financimin e veprimtarive nga sfera e kulturës, ndërsa 8% janë parapara për shpenzimet e administratës së Ministrisë së Kulturës.6

Ademi ka potencuar se në Propozim-Buxhetin për vitin e ardhshëm ka rritje të mjeteve në pjesën e aktiviteteve kulturore, edhe atë për 32 milionë denarë respektivisht 32% më shumë krahasuar me vitet paraprake. Ai ka shtuar se me këto mjete do të sigurohen kushte për përmbajtje kulturore me cilësore në të gjitha sferat e kulturës që do të disperzohen në tërë vendin, me çka do të realizohet një nga synimet strategjike – e kjo është qasje në kulturë për të gjithë qytetarët. Nga ana tjetër, për Agjencinë e Filmit, për dallim nga viti i kaluar, në propozim-buxhet janë parashikuar 170 milionë denarë, që është rritje mbi 13% në krahasim me vitin e kaluar dhe 13%  rritje mjetesh edhe për veprimtarinë e Folklorit dhe veprimtarinë skenike-muzikore.7Ademi ka shtuar se me qëllim të stimulimit të autorëve, sektorin civil dhe organizatat joqeveritare dhe shoqatat nga sfera e kulturës në krijimin e politikave kulturore në vend, me rebalancin e buxhetit u siguruan mjete për konkurs të ri tematik, i titulluar “Evropianët e Rinj”. Me propozim-buxhetin për vitin e ardhshëm për realizimin e një konkursi të ngjashëm janë parashikuar mjete në lartësi prej 10 milionëve denarë.

Si pjesë e Strategjisë për Zhvillimin Kulturor 2018-2022 dhe Strategjisë për Zhvillim të Barabartë Kulturor në komunat rurale, në Propozim-buxhetin e vitit 2019 janë parashikuar 125 milionë denarë për dotacione kapitale për NJVL. Për këtë qëllim, ka nënvizuar Ademi, do të shpallet konkurs për Njësitë e Vetëqeverisjes Lokale me kritere dhe prioritete të qarta, dhe më mënyrë transparente opinioni do të informohet për rezultatet e konkursit.

8

Në konferencën e sotme për shtyp, ministri informoi edhe për atë se me buxhetin e propozuar për vitin 2019, në pjesën e projekteve kapitale investuese, është planifikuar rikonstruksioni i objekteve QK – Gostivar, i teatrit në Kumanovë, i teatrit në Prilep apo ndërtimi shtesë i objektit të QK – Prilep për nevojat e Teatrit, rikonstruksioni QK – Koçani (faza e dytë), rikonstruksioni i çatisë të pjesës së vjetër të objektit të EN Biblioteka Universitare Nacionale – Shkup, për rikonstruksionin e objektit të Teatrit Shqiptar, për ndërtimin e Teatrit dhe Bibliotekës në Tetovë, për ndërtimin e Teatrit të Vjetër në Strumicë, si dhe rikonstruktimi i objekteve tjera nga sfera e kulturës.

Rritje të Propozim-Buxhetit për vitin 2019 ka edhe në mjetet e dedikuara për pagesën e pagave për punonjësit në Ministrinë e Kulturës, si dhe në institucionet e sferës së kulturës në lartësi prej 5% nga muaji shtator i vitit 2019. Janë siguruar mjeteve për 80 punësime të reja në IN “Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore” dhe 27 punësime te reja për Teatrin e sapoformuar të Gostivarit.

Ministri i Kulturës ka nënvizuar se prioritet i tij kryesor mbetet ligji i ri për interes publik në kulturë, me miratimin e të cilit në Kuvendin e RM-së, dhe pas miratimit të ligjit të ri për administratën publike, do të realizohen kushtet për nënshkrimin e marrëveshjes kolektive në kulturë. Mjetet e nevojshme për realizimin e kësaj marrëveshje në mënyrë shtesë do të sigurohet pas analizave të shërbimeve profesionale të Ministrisë së Kulturës dhe përfaqësuesve të Sindikatës reprezentative.

Në fund të kësaj konference shtypi, ministri Ademi theksoi se sikurse tani edhe në të ardhmen Ministria e Kulturës do të punojë edhe në të ardhmen me përkushtim duke realizuar synimet për zhvillim të avancuar kulturor, duke realizuar projektet e nënvizuara, si dhe me disperzimin e kulturës dhe qasjes së saj për të gjithë qytetarët e vendit tonë.