Ministri i Kulturës Asaf Ademi është duke marrë pjesë në Konferencën e Tretë Botërore të Turizmit dhe Kulturës të mbajtur në Turqi

Ministria e Kulturës e Republikës së Maqedonisë Ju informon se në periudhën prej 3 deri më 5 dhjetor të vitit 2018, ministri i Kulturës, Asaf Ademi, është duke marrë pjesë në Konferencën e Tretë Botërore mbi Turizmin dhe Kulturën me temë “Për të mirën e të gjithëve”, organizuar nga Qeveria dhe Ministria e Kulturës dhe Turizmit të Republikës së Turqisë, Organizatën Botërore e Turizmit (UNWTO) dhe UNESCO ...

Turcija_2

Në këtë ngjarje marrin pjesë përfaqësuesit e lartë të Organizatës Botërore të Turizmit (UNWTO), UNESCO, ministrat dhe zëvendësministrat e Kulturës nga shumë vende të botës, përfaqësues të Bankës Botërore, nga sektori privat dhe mysafirë të tjerë të shquar.

Turcija_3

Në kuadër të kësaj konference para Forumit të Ministrave, përfaqësuesve të shumë vendeve, ministri Ademi më 3 dhjetor do të mbajë fjalim me temë: Forcimi i bashkëpunimit mes aktorëve të turizmit dhe kulturës. Në margjinat e konferencës, Ademi do të zhvillojë takim bilateral me ministrin e Kulturës dhe Turizmit të Republikës së Turqisë, Mehmet Nuri Ersoj, si dhe me kolegët e tij nga shtetet-pjesëmarrëse në këtë ngjarje të rëndësishme.

Turcija_1

Gjatë vizitës së tij në Republikën e Turqisë, ministri Ademi do të marrë pjesë në hapjen e ekspozitës së artefakteve nga Muzeu i Qytetit të Shkupit dhe koncertit  DUO Skupi - ngjarje që organizohen nga Qendra Kulturore-Informative e Republikës së Maqedonisë në Stamboll.

ohridsko_leto_nova-2

 
    

Линкови

vladamkpretsedatel

sobraniee-demokratija-banner

uslugigovmkkomisija-za-pris-jk

sekretarijatzaeuinvest-macedonia

uzknunesco

ohridsko-letongm

mobmf

logo_tanec

exploring-macedonia