Ministri i Kulturës, Ademi mori pjesë në ekspozitën e artefakteve dhe në koncert në Stamboll

Ministri Asaf Ademi, në kuadër të vizitës në Republikën e Turqisë, mori pjesë në hapjen e ekspozitës së artefakteve nga Muzeu i Qytetit të Shkupit, që organizohet në bashkëpunim me Qendrën Kulturore – Informative të Republikës së Maqedonisë në Stamboll ...

Minister_Turcija_3

Ekspozita, që është vendosur në Qendrën Kulturore “Ali Emiri Efendi” në Stamboll, është titulluar “Reflektime materiale dhe shpirtërore shkupjane” dhe përmban prezantime fotografike të artefakteve nga periudha mesjetare dhe turke që e kanë prejardhjen prej hapësirës më të gjerë të Çarshisë dhe Kështjellës së Shkupit.

Minister_Turcija_1

Motivi kryesor i ekspozitës është kultivimi i lidhjeve kulturore dhe korrelacioneve ndërmjet qytetarëve të Maqedonisë dhe Turqisë, shënimi i binjakëzimit 15-vjeçar ndërmjet Shkupit dhe Stambollit, si dhe intensifikimi i thellimi i bashkëpunimit nga sfera e kulturës.

Në kuadër të kësaj ngjarjeje, koncert ka mbajtur DUO muzikore “Skupi” që u ndoq me interes të madh nga mysafirët e pranishëm.

Qeveritë e të dyja shteteve në periudhën e kaluar nënshkruan Marrëveshje për themelimin e aktiviteteve të qendrave kulturore. Në përputhje me Marrëveshjen, Republika e Maqedonisë fiton hapësirë në ndërtesën “Sejran”, që ka statusin e trashëgimisë kulturore dhe gjendet në Taksim.

Minister_Turcija_2

Republika e Maqedonisë e merr në shfrytëzim të përkohshëm lokalin “Kurshumli Han”, që të do restaurohet tërësisht. Hapja e qendrave kulturore-informative është një nga aktivitetet e shumta, qëllimi i së cilës është thellimi i lidhjeve kulturore ndërmjet dy shteteve.