Në Komisionin kuvendor për Kulturë u prezantuan aktivitetet për Rajonin e Ohrit

Sot u zhvillua mbledhja e Komisionit për Kulturë pranë Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në të cilën u prezantuan aktivitetet rreth menaxhimit me rajonin e Ohrit dhe gjendja me trashëgiminë natyrore dhe kulturore ...

Tribina_minister_2-001
Prezantimin e bëri ministri i Kulturës, Asaf Ademi dhe kryetari i Komisionit për menaxhim me rajonin e Ohrit, Zoran Pavllov.

Ata referuan për aktivitetet e realizuara dhe ato vijuese në lidhje me Vendimin e Komitetit për Trashëgimi Botërore të UNESKO-s, për gjendjen me mbrojtjen e trashëgimisë botërore – Trashëgimia Natyrore dhe Kulturore e rajonit të Ohrit, miratuar në sesionin e 41-të të Komitetit për Trashëgimi Botërore, që  u mbajt në Krakov të Polonisë në vitin 2017.

Asaf Ademi iu falënderua anëtarëve të Komisionit për Kulturë si dhe grupit të deputetëve dhe organizatave qytetare për përkrahjen që e kanë ofruar, nëpërmjet formimit të grupit joformal Miqtë e rajonit të Ohrit (grup i cili në Kuvend dhe në publik angazhohet për rajonin e Ohrit), si dhe për kontributin serioz që e ka ofruar Kuvendi i Republikës së Maqedonisë me organizimin e debatit mbikëqyrës për gjendjen e të mirave.

Në raport është shënuar se intensivisht është punuar për: Revizionin, gjegjësisht përgatitjen e Ligjit të ri për menaxhim me trashëgiminë botërore natyrore dhe kulturore të rajonit të Ohrit, Revizionin e Planit për menaxhim me trashëgiminë botërore natyrore dhe kulturore të rajonit të Ohrit dhe Vlerësimin strategjik për ndikimin në ambientin jetësor dhe për Planin për menaxhimin me trashëgiminë natyrore dhe kulturore në rajonin e Ohrit (2018-2027).

Tribina_minister_1

Projektligji është në diskutim publik, që do të zgjasë deri më 27 janar të vitit 2019, ndërsa Vlerësimi strategjik është në fazë përfundimtare.
Në lidhje me këtë, është përpiluar Plani për mbrojtje integruese të bërthamës së qytetit të vjetër të Ohrit, ndërsa do të vijojë edhe përpilimi i Strategjisë së re për zhvillim të turizmit, e cila do t’i plotësojë kriteret e kërkuara.

Është përgatitur dosja nominuese për zgjerimin e territorit të rajonit të Ohrit në Listën e UNESKO – s edhe në anën shqiptare.

Raporti i azhurnuar për aktivitetet e Ministrisë së Kulturës dhe Komisionit Nacional të UNESKO-s për rajonin e Ohrit do të përgatitet deri më 1 shkurt të vitit 2019, si dhe deri në Sesionin e 43-të të Komitetit për Trashëgimi Botërore të UNESKO-s në vitin 2019, ku do të shqyrtohet statusi i rajonit të Ohrit.

ohridsko_leto_nova-2

 
    

Линкови

vladamkpretsedatel

sobraniee-demokratija-banner

uslugigovmkkomisija-za-pris-jk

sekretarijatzaeuinvest-macedonia

uzknunesco

ohridsko-letongm

mobmf

logo_tanec

exploring-macedonia