Në këtë takim, ministrit të Kulturës, Ademi iu nda mirënjohje për përkrahjen që Ministria e Kulturës ia jep këtij ansambli me renome...
Në këtë takim, ndër të tjera, u bisedua edhe për aktivitetet e deritanishme të këtij ansambli, që ndër vite është promotor dhe firmues i muzikës folklorike tradicionale në Maqedoni, si dhe për paraqitjet e tyre të ardhshme.
Në kuadër të veprimtarisë së vet të rregullt, duke punuar me 12 grupe folklorike, Ansambli folklorik “Vapcarov” në periudhën e kaluar ka realizuar shumë koreografi, adaptime skenike, këngë dhe valle, përpunim të veshjeve të reja dhe restaurim të atyre ekzistuese për nevojat e këtyre grupeve të folklorit. Ky Ansambël ka mbajtur edhe shumë koncerte dhe paraqitje skenike në vend dhe jashtë vendit.
Në kuadër të përmbylljes së manifestimit “Ditët e Vapcarovit”, më 23 dhjetor, Ansambli folklorik “Vapcarov” do të shënojnë edhe jubileun e vet 40-vjeçar.