Hapet ekspozita “Kujtime nga Lufta e Parë Botërore”

Ministri i Kulturës, Asaf Ademi, sot në Muzeun e Luftës Maqedonase mbajti fjalim në hapjen e ekspozitës tematike multimediale “Kujtime nga Lufta e Parë botërore”...

IMG_0490

Ministri Ademi gjatë hapjes së ekspozitës para vizitorëve, mes të cilëve edhe Ambasadori i Francës në Maqedoni, Kristijan Timonie, theksoi se bota, nëpërmjet aktiviteteve dhe iniciativave të shumta e feston 100 vjetorin e fundit të një nga ngjarjeve më dramatike dhe me të përgjakshme të njerëzimit, në të cilën kanë marrë pjesë mbi 65 milionë njerëz nga 30 vende të botës dhe e cila ka marrë 35 miliona viktima.

“Lufta e Parë Botërore ka lënë gjurmë të pashlyeshme në memorien kolektive të popujve, ndërsa ekspozita e sotme është vetëm një nga ngjarjet me të cilat Republika e Maqedonisë u bashkëngjit iniciativave botërore për shënimin e jubileut 100 vjeçar”, tha Ademi.

IMG_0489

Ai shtoi se bëhet fjalë për prezantim tematik të ngjarjeve dhe proceseve historike në vend dhe në rajon, paraqitur nëpërmjet fondit të pasur muzeor me objekte të shkruara, vizuale, të dokumentuara dhe personale, nga të cilat sot mësojmë më shumë për jetën në Luftën e madhe, por edhe për luftën në jetën e përditshme.

IMG_0488

Ekspozita realizohet me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, ndërsa bartës i projektit është Muzeu i Luftës Maqedonase në bashkëpunim me Muzeun e Maqedonisë dhe Entin dhe Muzeun e Manastirot.