Ministri i Kulturës, Asaf Ademi, mori pjesë në koncertin e Vitit të Ri të Operës Shtetërore të Vjenës, që sivjet mbahet me rastin e shënimit të 150-të vjetorit të themelimit të kësaj shtëpie botërore eminente të operës ...
Ministri Ademi, së bashku me përfaqësuesit e Ministrisë së Kulturës, këtë ngjarje ekskluzive e ka ndjekur me ftesë personale të drejtorit të Operës Shtetërore të Vjenës, Dominik Mejer, me të cilin ka zhvilluar edhe takim pune.
Në këtë takim me drejtorin e një prej shtëpive më të rëndësishme në botë të operës, ministri i Kulturës Ademi bisedoi rreth mundësive për bashkëpunim ndërmjet këtij institucioni me renome dhe institucioneve nacionale të Republikës së Maqedonisë.
Në kuadër të qëndrimit në Vjenë, ministri Ademi u takua edhe me violinisten e njohur botëror Shkëlzen Doli, i cili është anëtar i Filarmonisë së Vjenës.