Pianistja Dunja Ivanova, me muzikë nga Zbignjev Prajsner, në hapjen e „Winter Apricots“

Me solo koncert të pianistes Dunja Ivanova, sonte (13 dhjetor), me fillim në ora 21:00, në kinemanë „Mis Ston“ në Prilep do të fillojë edicioni i tretë i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit „Winter Apricots“...

thumbnail_Dunja-Ivanova

Në hapjen e Festivalit  do të tingëllojë muzika e kompozitorit polak Zbignjev Prajsner dhe veprat e tij për arritjet filmike „Aberdin“, “Jeta e dyfishtë e Veronikës” dhe “Tri ngjyrat”, si dhe dhjetë pjesë të rëndomta për piano.

Programi filmik i këtij festivali përmban vetëm filma të shkurtër. Në përzgjedhjen zyrtare janë 10 finalistë, programi shoqërues është i përbërë nga „Dens“ – filma të „Stories We dance“ italian, ndërsa në përzgjedhjen tematike publiku do ta votojë filmin më të mirë të shkurtër maqedonas. Ndërsa, mbylljen e Festivalit, do ta shënojë interpretimi i grupit muzikor „Kalavela“.