Në Kinotekën e Maqedonisë u zhvillua debati i dytë publik lidhur me Propozim-ligjin për realizimin e interesit publik në kulturë

Në praninë e përfaqësuesve të institucioneve nga sfera e kulturës, përfaqësuesve të Ministrisë së Kulturës, si dhe pjesëmarrësve tjerë nga kjo veprimtari, sot në Kinotekën e Maqedonisë u mbajt debati i dytë publik për Propozim-ligjin për realizimin e interesit publik në kulturë ... 

Debata_3

Në këtë debat, anëtarët e Grupit të punës për konceptimin e Ligjit theksuan se në versionin e fundit të Propozim-ligjit, që është publikuar në ueb faqen e Ministrisë së Kulturës, janë përfshirë një pjesë e sugjerimeve dhe mendimeve që u dhanë pas mbajtjes së debatit të parë publik, në qershor të këtij viti.

Në shpjegimin e risive në Projektligj, u theksuan disa ndryshime thelbësore në rregullimin normativ të realizimit të interesit më të gjerë në kulturë, të cilat, siç u theksua, do të sigurojnë bazë ligjore për zhvillimin dhe avancimin e kushteve për krijimin artistik dhe kryerjen e aktiviteteve në kulturë.

Debata_7

Risi në Propozim-ligj është se përcaktohet detyrimi i institucioneve nacionale të kenë Këshilla të programimit, si dhe trup profesional dhe këshillimor që e emëron drejtori i institucionit nacional, dhe propozohet të përpilohet procedurë për decentralizimin në kulturë, përkatësisht bartja e kompetencave të të drejtave themelore të një pjese të institucioneve nacionale nga niveli shtetëror në atë lokal - që është një nga supozimet bazë për reformë thelbësore në kulturë. Për artistë të pavarur, risi është se përveç artistëve, të drejtë për përfitime nga buxheti për këto kontribute nga marrëdhënia e punës propozohet që të kenë edhe personat që kryejnë punë profesionale në kulturë në formë të profesionit, siç janë menaxherët në kulturë, kuratorët dhe ekspertët në sferën e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore.

Lidhur me financimin e interesit publik në kulturë, propozohet që: në vend të financimit të deritanishëm në formë të konkursit vjetor, përcaktimi i financimit të kryhet në bazë të konkurseve dyvjeçare; vendimmarrja për financimin e projekteve nga sfera e kulturës të kryhet në bazë të komisioneve profesionale që do të kenë autorizime dhe mandat më të gjatë, ndërsa do të emërohen në formë të shpalljes publike; institucionet nacionale të dorëzojnë program vjetor të punës që do të përgatitet në bazë të planifikimit buxhetor për periudhë trevjeçare etj.

Debata_1

Ndër të tjera, propozohet të kryhet kontrolli i cilësisë së aftësive artistike herë pas here dhe sipas nevojës, e jo sikurse deri më tani që kryhej riaducioni i obligueshëm i artistëve të punësuar, në pesë vjet. U theksua se marrëdhëniet e punës të punonjësve të kulturës do të rregullohen me Ligjin për marrëdhënie pune, Ligjin për realizimin e interesit publik në kulturë dhe Marrëveshjen kolektive për kulturë që tani më është në draft-version dhe në të cilën kanë punuar shërbimet profesionale të Ministrisë së Kulturës dhe përfaqësuesve të të dyja sindikatave, me çka do të tejkalohen problemet aktuale të punonjësve në kulturë.

Në debat u ekspozuan edhe vërejtjet e Propozim-ligjit për të cilat nga Grupi i punës theksuan se pas shqyrtimit të dytë në mënyrë detale, një pjesë e tyre do të merren në konsideratë.

Debata_8

Propozim-ligji i ri për realizimin e interesit publik në kulturë pritet të miratohet vitin e ardhshëm, pas miratimit të dispozitave të reja për administratën publike me të cilat duhet të harmonizohet.

kultura_logo_2

ohridsko_leto_nova-2

 
    

Линкови

vladamkpretsedatel

sobraniee-demokratija-banner

uslugigovmkkomisija-za-pris-jk

sekretarijatzaeuinvest-macedonia

uzknunesco

ohridsko-letongm

mobmf

logo_tanec

exploring-macedonia