Ndërroi jetë Mr. Risto Paligora, këshilltar, konservues për mbrojtje të pikturimit në mur

Ndërroi jetë mr. Risto Paligora, këshilltar konservues për mbrojtje të pikturimit në mur, freskave dhe artit figurativ, i punësuar në IP Enti dhe Muzeu - Manastir ...

risto-paligora-203676_1

Paligora ka lindur në vitin 1961 në Manastir dhe ka qenë ekspert i njohur në vend në fushën e konservimit dhe historisë së artit. Ai ka marrë pjesë në konservimin e numrit më të madh të objekteve fetare në Manastir dhe rrethinën e tij dhe angazhohej për mbrojtje më të madhe të pasurisë historiko – kulturore në këtë rajon. Paligora u përfshi edhe në përpunimin e projektit për mbrojtjen e kishës “Shën Gjergji” në fshatin Kurbinovë, Prespë.

Ishte autor i një numri të madh veprash kushtuar mbrojtjes dhe unikalitetit të trashëgimisë kulturore, ndërsa librin e fundit, që i kushtohej kishës vllahe në Manastir, e botoi një muaj para së të vdiste.