Koncert jubilar i duetit Kirovski

Në Filarmoninë ë Maqedonisë sonte (25 dhjetor) prej orës 20 do të mbahet koncerti i duetit Kirovski, i përbërë nga Ljubisha Kirovski – violinë dhe violë dhe Maja – Shutevska Kirovska - piano ...

maja_i_ljubisa_kirovski

Koncerti mbahet në kuadër të ciklit „Pro Musica“, nën organizim të Lidhjes së Artistëve Muzikorë të Maqedonisë – LAMM dhe, me këtë, dueti Kirovski do të shënojë 25 vite karrierë artistike dhe prezencë në skenën muzikore vendase dhe ndërkombëtare. Në program janë vepra nga Johanes Brams, Astor Pjacola, Bela Bartok, si dhe vepra e kompozitores maqedonase Bete Ilin.

Koncerti mbështetet nga Ministria e Kulturës e Republikës së Maqedonisë.