Qyteti italian Matera dhe qyteti bullgar Plovdiv do ta ndajnë titullin “Kryeqendra evropiane e kulturës” në vitin 2019 që do ta marrin nga Leuvardeni në Holandë dhe Valeta – kryeqyteti i Maltës, që vitin e kaluar e kremtuan kulturën e Evropës ...
Manifestimi njëvjeçar me ngjarje të ndryshme në Matera do të hapet zyrtarisht më 19 janar. Pjesa e vjetër e këtij qyteti juglindor në Provincën Bazilike, falë arkitekturës së tij të lashtë, është në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESKO-s. Dy zona në qytet (Saso Kaveoso dhe Saso Barisano), megjithatë janë të njohura për shpellat parahistorike që, sipas gjetjeve, ishin të banuara për 7000 p.e.s. dhe konsiderohen si zonat më unike të Mesdheut.
Hapja zyrtare e "Plovdivi - kryeqyteti i kulturës evropiane 2019" do të zhvillohet më 16 janar. Sipas organizatorëve, programi njëvjeçar me moton "Së bashku" është strukturuar në katër seksione tematike që lidhen me karakteristikat e qytetit - trashëgiminë kulturore, historinë, ritmin e jetës ...
Përndryshe, qyteti i dytë më i madh në Bullgari, Plovdiv, është një nga qytetet më të vjetra evropiane me një histori prej më shumë se tetë mijë vjetësh. Përmes këtij qyteti ka kaluar rruga më e rëndësishme ushtarake romake në Ballkan - Via Militaris. Romakët kanë ndërtuar shumë ndërtesa publike dhe sot mund të shihen rrënojat e asaj periudhe të lavdishme në historinë e tij.
Në vitin 2020, kryeqytetet e kulturës evropiane do të jenë Rjeka në Kroaci dhe Golvej në Irlandë, në vitin 2021 titullin duhet të ndajnë tre qytete - Temishvari rumun, qyteti grek Elefsina dhe qyteti serb Novi Sad serb, kurse në vitin 2022 – qyteti i Lituanisë Kaunas dhe qyteti Esh në Luksemburg.