“Arhangel” dhe “Galia” do të hapin Karnavalin e sivjetshëm të Vevçanit

Rok-grupet “Arhangel” dhe “Galia”, si dhe Dj të njohur, do të jenë pjesë e programit të Karnevalit të Vevçanit, që do të mbahet prej 12 deri më 14 janar në Vevçani ...

Vevcanski_karneval

Në kuadër të manifestimit të karnavalit, më 12 janar është parashikuar punëtoria kulturore-artistike dhe ngjarje të rok-grupit maqedonas “Arhangel” dhe të rok-grupit serb “Galia”, kurse në orët e darkës të pranishmit do t’i argëtojë Dj i njohur.

Në Vitin e Ri të Vjetër qytetarët e Vevçanit dhe vizitorët do t’i argëtojnë “Kate i Neli ti rekov”, “Bakllava”, “Xhubks bend” dhe orkestra me surle dhe lodra.

Detalet rreth organizimit të Karnavalit të Vevçanit do të kumtohen në konferencën e sotme për shtyp.

Përndryshe, karnavali që është traditë shekullore në Vevçan, fillon më defilenë tradicionale të karnavalit nën maska më 13 janar, ndërsa ditën në vijim maskat digjen në qendrën e Vevçanit, me çka përfundon manifestimi.