Në skenën e Teatrit të Fëmijëve dhe të Rinjve, më 10 janar do të luhet shfaqja “Oliver Twist”, punuar sipas romanit të njëjtë të titulluar të Çarls Dikens, që është lektyrë e detyrueshme në arsimin fillor...
Dramatizimi i shquar i këtij tregimi të njohur, këtë herë në vargje nga regjisori Sërgjan Janikieviq, fëmijëve do t’u ofrojë një shfaqje të jashtëzakonshme, të pazakontë dhe të paparë në skenën tonë. Përndryshe, sipas zhanrit, bëhet fjalë për operën, ku luajnë: Bojan Kirkovki Trajçe Gjeorgjiev, Dragan Dovlev, Natasha Petroviq, Martin Jordanoski, Miki Ançevski, Izabella Novotni, Simona Spirovska dhe Nenad Mitrevski. Dizajnues i skenës dhe kostumeve është Kiril Vasilev, kurse muzika e Igor Vasilevit.
“Oliver Twist” është njëra nga shfaqjet më të kërkuara dhe më të vizituara të fëmijëve mbi moshën 8 vjeçare.