DMTK me 19 aktivitete në “2018 - Viti Evropian i Trashëgimisë Kulturore”

Gjithsej 19 aktivitete, prej të cilave 15 të realizuara në Maqedoni dhe 4 në arenën e aktiviteteve ndërkombëtare, ka përfshirë Programi Nacional i Drejtorisë për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore (DMTK) që e ka hartuar vitin e kaluar, për t’iu bashkuar shënimit të “2018 - Viti Evropian i Trashëgimisë Kulturore”. Programi u realizua me motot: “Shoqëria jonë – vlerë evropiane!” dhe “Drejt përgjegjësisë së ndarë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore” ...

UZKN_2

Për nevojat e Programit u dizajnuan materiale promotive të posaçme, ndërsa gjatë fushatës Drejtoria promovoi hashtagun e vet “#MacedoniaForCulture” me të cilën fansat e rrjeteve sociale patën mundësinë të ndajnë përvojat dhe rrëfimet e tyre që ndërlidhen me trashëgiminë kulturore të Maqedonisë.

Megjithëse Republika e Maqedonisë ende nuk është anëtare e plotë e Bashkimit Evropian dhe nuk ka qenë e detyruar të zbatojë vendimin e institucioneve evropiane për realizimin e manifestimit njëvjeçar “2018 - Viti Evropian i Trashëgimisë Kulturore”, DMTK-ja ka njohur rëndësinë e temave kornizë të dhëna të Vitit, që janë të përafërta edhe me përpjekjet e saj.

Përndryshe, në fushatën që e udhëhoqi Drejtoria, u përfshinë projekte dhe aktivitete për popullarizimin e trashëgimisë kulturore të vendit tonë, si dhe trashëgimisë kulturore evropiane dhe përafrimin e saj me publikun e gjerë përmes prezantimeve publike, promovimeve dhe ngjarjeve edukative për fëmijët dhe të rinjtë, ngjarjet profesionale (punëtori, trajnime) për punonjësit në institucionet për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, por edhe për sektorin civil dhe komunitetet lokale.

UZKN

Kjo iniciativë evropiane, e cila u realizua vitin e kaluar, ishte vendim i Parlamentit Evropian dhe i Këshillit të Bashkimit Evropian dhe mbuloi katër tema kryesore që kanë të bëjnë me trashëgiminë kulturore: përfshirjen, qëndrueshmërinë, mbrojtjen dhe inovacionin. Në shtetet anëtare të BE-së vitin e kaluar u zhvilluan më shumë së 11.500 ngjarje dhe projekte në nivel evropian, nacional, rajonal dhe lokal, duke përfshirë 6.2 milionë banorë të BE-së, sidomos fëmijë dhe të rinj, për të pasuruar njohuritë e tyre për trashëgiminë kulturore, por edhe për përkatësinë në familjen e gjerë evropiane.

Në përmbylljen e iniciativës në Vjenë, u prezantua Plani i Veprimit për trashëgiminë kulturore, që ka ardhur si rezultat i të gjitha aktiviteteve gjatë Vitit Evropian të Trashëgimisë Kulturore. Qëllimi kryesor i këtij Plani është të krijojë drejtim të përbashkët për aktivitetet në sferën e trashëgimisë kulturore në nivel evropian, kryesisht lidhur me politikat dhe programet evropiane.

kultura_logo_2

ohridsko_leto_nova-2

 
    

Линкови

vladamkpretsedatel

sobraniee-demokratija-banner

uslugigovmkkomisija-za-pris-jk

sekretarijatzaeuinvest-macedonia

uzknunesco

ohridsko-letongm

mobmf

logo_tanec

exploring-macedonia