Siç informoi Agjencia e Filmit e Republikës së Maqedonisë, kjo është pjesëmarrja e parë e Maqedonisë në konkurrencën kryesore, në një nga tre festivalet më të mëdha Kanë, Berlin dhe Venedik, pas më shumë se njëzet viteve.
„Perëndia ekziston, emrin e ka Petrunija” nga shtëpia e produksionit “Sestri i brat Mitevski” është koproduksion kompleks mes pesë vendeve: Maqedonisë, Francës, Belgjikës, Sllovenisë dhe Kroacisë. Filmi u përkrah nga fondi prestigjioz Eurimages dhe nga fondi për zhvillim të projekteve Media. Buxheti i filmit është 1 400 000 euro, ndërsa nga Agjencia Filmit të Maqedonisë mori 30 000 000 denarë. Filmi u incizua 6 javë në Shtip në janar dhe shkurt të vitit 2018. Montazhi u bë në Belgjikë, ndërsa zëri, laboratori dhe muzika u punuan në Belgjikë, Francë dhe Slloveni. Bashkëskenariste e Teonës është Ellma Tataragiq, drejtor i fotografisë është Virginie Saint Martine nga Belgjika, skenograf është Vuk Mitevski, kostumet janë të Monika Lobrer, ndërsa grimi i Mojca Gorogranc Petrushevska. Montazhuese e filmit është Meri Helen Dozo, ndërsa dizajnues i zërit Ingrid Simon. Kastingu është i Kirijana Nikollovskës, asistent i parë i regjisë është Jane Kortoshev, ndërsa drejtor i filmit është Elena Stanisheva. Rolin kryesor të Petrunijas e luan Zorica Nusheva, ndërsa në rolet tjera luajnë: Simenon Moni Damevski, Suad Begovski, Stefan Vujisiq, Xhevdet Jashari, Violeta Shapkovska, Adrijana Kolevska, Petar Mirçevski, Bajrush Mjaku, Ilija Vollçevski, Nikolla Kumev, Llabina Mitevska, Igor Todorov, Nenad Angelkov dhe Vlladimir Tuliev.