„DISCO FEVER“ – koncert për Shën Vasilin në OBM

Në Operën dhe Baletin e Maqedonisë edhe këtë vit më 12 dhe 13 janar me fillim në ora 20 do të mbahet koncerti tradicional gala për nder të festës Shën Vasili...

MOB


Koncerti më titull „DISCO FEVER“ këtë vit, me përzgjedhjen e disko - hiteve më të mira nga vitet 70 me aranzhman simfonik tërësisht të ri, të  pranishmëve do t’u ofrojë përjetim muzikor të vërtetë dhe të paharruar. Publiku në sallën e OBM do të shijojë interpretimin e hiteve: „Staying Alive”, „Night fever”, „Hot stuff”, „Upside down”, „Ain’t nobody”, „Dancing queen”, „That’s the way like it”, „Don’t stop till you get enough” dhe shumë këngë tjera të njohura të Gloria Gejnor, Dona Samer, АBBA, Bi Xhiz, Majkëll Xhekson, Boni M dhe disko interpretuesve tjerë. Koncerti i drejtpërdrejtë është nën orkestrim dhe balet të OBM-së dhe me regji të Dejan Proshevit dhe nën dirigjim të Bisera Çadllovskës.

Këngët në skenën e OBM-së do t’i interpretojnë interpretuesit e njohur maqedonas: Dani Dimitrovska, Nade Talevska, Gjoko Taneski, Aleksandra Janeva, Elena Petreska, Maja Sazdanovska, Lina Pejovska, AleksandarTarabunev, Ana Mickovska, Goran Naumovski, Polina Taseva, Lena Zatkoska –Marotova dhe Lina Avshar.

Mysafir special është Kire Gjorevski.