Në Vevçan, në përfundim janë përgatitjet e fundit për karnavalin e ardhshëm, i cili do të mbahet nga 12 deri 14 janar dhe në kuadër të të cilit pritet defile me më shumë se 1000 maska dhe 10 000 vizitorë...
Programi zyrtarisht fillon nesër, 12 janar, me ekspozitën e fotografive artistike “Maska dhe asociacione” nga Anastas Qushkoskit dhe vazhdon me pjesën argëtuese të programit muzikor, të cilin do ta prijë grupi „Arhangell“.
Me këtë rast Vevçani do të jetë nikoqir edhe i grupit muzikor rajonal “Galija”. Programi muzikor këtë mbrëmje do të hapet me paraqitjen e rok – grupit „Punëtorët kulturor artistik“, ndërsa për energjinë pozitive në përfundim të ditës së parë të karnavalit do të përkujdeset DJ Root Boy.
Të dielën, 13 janar, pasditja tradicionalisht e rezervuar për kolonën e karnavalit në të cilën vevçanasit e Shën Vasilit për herë të parë do t’i prezantojnë maskat e sivjetme. Kurse në mbrëmje, në pritje të Vitit të Ri sipas kalendarit të vjetër, vizitorët do të kenë mundësi të dëgjojnë më shumë etnokrijimtari, mes të cilave edhe “Bakllavaja”.
Karnavali në Vevçani është një nga manifestimet më të njohura të karnavaleve në Ballkan me të vetmen simbolikë dhe traditë që kultivohet më shumë se 14 shekuj dhe, i cili, në bazë të specifikave të veta, dallohet nga të tjerët në botë për shkak të arkaizmit të tij, traditës së lashtë, misterit dhe maskave të veçanta.