Në bibliotekën pranë Qendrës së Kulturës në Kriva Pallankë sot, 16 janar, me fillim në orën 17:00, do të mbahet manifestimi „Valle me fjalët“ ...
Në kornizat e manifestimit, në të cilin do të marrin pjesë anëtarët e Klubit Letrar „Kalin“ i cili punon në kornizat e Qendrës së Kulturës, përveç leximit poetik do të mbahet edhe ekspozita retrospektive e botimeve të përmbledhjeve të vjershave dhe veprave në prozë të anëtarëve të dikurshëm dhe anëtarëve aktualë të Klubit Letrar „Kalin“.
Fundi i ngjarjes i dedikohet shpalljes së „Lexuesit të vitit“ dhe ndarjes së diplomave për lexuesit të cilët ishin vizitorët më të rregullt në bibliotekë dhe që kanë lexuar më shumë libra.