Filma kroatë të fëmijëve në Kinematografinë e Maqedonisë
Вторник, 08 Јануари 2019 10:00
Në Kinotekën e Maqedonisë, nga 9 deri më 16 janar, do të mbahet revy filmash për fëmijë nga Kinematografia kroate, si dhe ekspozitë e posterave të filmit me titull “Shikim fëmijëror”...

Në kuadër të programit do të shfaqen filmat “Ndjekje me motor”, me regji të Branko Majer (9 dhe 10 janar), “Piko” me regji të Sreqko Vejgand (9 dhe 10 janar), “Pulëbardha blu” e Branko Bauer (11 janar), “Grupi i Pero Xhumkata” me regji të Vlladimit Tadej (11 dhe 12 janar), “Ujku i vetmuar” i Obrad Gllushçeviq (12 dhe 14 janar), “Kapiteli Mikula Mali” me regji të Obrad Gllushçeviq (15 janar) dhe “Sekreti i tavanit të vjetër” me regji të Vladimir Tadej (16 janar).
Nga ana tjetër, publiku i Maqedonisë, në kuadër të ekspozitës në fjalë do të mund të shikojë 21 posterë për 24 filma me metrazh të gjatë dhe të shkurtër të krijuar në periudhën prej vitit 1953-2006. Posterët janë pjesë e përmbledhjes filmike të Kinotekës së Kroacisë që e grumbullon thuajse tërë materialin filmik shoqërues që janë nga koha e produksionit kroat prej vitit 1944 e deri më sot.